Me qindra qytetarë skeptik për koronavirusin kanë dalë në protestë në Vjenë.
Protestuesit janë kundër masave të marra nga qeveria për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.
Protestuesit shihen ngjitur me njëri-tjetrin dhe pa maska, teksa protestojnë për masat që janë marrë.
Me pankarta në duar ata kërkojnë që vendi të hapet dhe të jetojnë të “lirë”.
Kujtojmë që Austria është që prej 26 dhjetorit në bllokimin e tretë të rreptë të koronavirusit, e cila përfshin mbylljen e të gjitha bizneseve jo-thelbësore dhe kufizimet e lëvizjes.