Pa mikrofon në Kuvend, Topalli-Ramës: S’më duhesh për kurrgjë. Rama: Hajde ta sqarojmë andej

Publikuar tek: politike, më 16:46 15-10-2015 Pa mikrofon në Kuvend, Topalli-Ramës: S’më duhesh për kurrgjë. Rama: Hajde ta sqarojmë andej

Kryeministri Rama ka mbërritur me vonesë sot në Kuvend pavarësisht insistimit të vazhdueshëm të opozitës për praninë e tij kur po diskutohej çështja e “CEZ”. Ishte deputetja Topalli me të cilën Rama është konfrontuar edhe më herët në debate, ajo që kërkoi disa herë shpjegime për faktin që kryeministri nuk kishte ardhur në Kuvend. Me të mbërritur Rama, Topalli kërkoi të dinte nëse është dorëzuar dorëheqja e deputetit socialist Arben Ndoka në Kuvend.

Debati pa mikrofon

(Topalli ngrihet në këmbë nga vendi)

Edi Rama: Ulu, ulu se nuk të jap përgjigje ty, se nervozohesh. Nuk është për procedurë kjo. Më thirr se vij direkt. Mos më prit 8 orë kur ke nevojë për mua. Kur nuk ke Saliun më ke mua.

Shpëtim Idrizi (duke u munduar të vendosë rregull): Të dy po flisni jashtë rregullores...

Jozefina Topalli: Mua smë duhesh për kurrgjë.

Rama: Të kam thënë 100 herë hajde!

Topalli: Për të qesh ishte kjo?

Rama: Kush të tha që du me t’bo me qesh?

Topalli: Ti nuk bën as me qesh...

Rama: Hajde, se e sqarojmë andej...

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.027980089187622
array(1) { ["section"]=> string(94) "pa-mikrofon-ne-kuvend-topalli-rames-s-me-duhesh-per-kurrgje-rama-hajde-ta-sqarojme-andej-23200" }