I ofron ryshfet punonjësit të policisë rrugore për t'iu shmangur masës administrative por arrestohet në flagrancë drejtuesi i mjetit.
Policia e Delvinës ka arrestuar në flagrancë të shtetasit Leo Majko, 24 vjeç, banues në Delvinë.
Arrestimi i tij, njofton policia, u bë në qytetin e Delvinës pranë vendit të quajtur "Ura e Gajdarit", pasi ky shtetas duke drejtuar mjetin e tij tip Citroen me targë ZZB 5382, ka tentuar ti japë 2000 lekë (të rinj) punonjësit të policisë së qarkullimit rrugor, me qëllim që t'i shmangej masës administrative pasi po qarkullonte pa rrip sigurimi.