Pa u mbushur 24 orë nga inaugurimi, Donald Trump fton liderin e parë botëror në Zyrën Ovale

Publikuar tek: bota, më 21:46 21-01-2017 Pa u mbushur 24 orë nga inaugurimi, Donald Trump fton liderin e parë botëror në Zyrën Ovale

Pa u mbushur 24 orë nga inaugurimi si president i SHBA-së, Donald Trump ka ftuar liderin e parë botëror në Zyrën Ovale.

Bëhet fjalë për kryeministren e Britanisë së Madhe, Theresa May, e cila do të takohet me Trump javën e ardhshme, me shumë mundësi të mërkurën, njofton Sky News.

Takimi mes May dhe Trump ishte planifikuar për në muajn shkurt, por ai është afruar kanë thënë burime diplomatike për median britanike. 

Edhe presidenti Trump ka konfirmuar këtë takim gjatë një vizite në zyrat e CIA-s, por nuk ka dhënë një datë të saktë.

Pas daljes nga Bashkimi Europian, Londra po përpiqet për një lidhje akoma më të fortë me Uashingtonin dhe Trump është shprehur i gatshëm.

Përveç çështjeve dypalëshe, pritet që May të diskutojë me Trump edhe procesin e daljes së Britanisë nga BE dhe nuk përjashtohet mundësia e një deklarate të fortë paralajmëruese e presidentit amerikan ndaj Brukselit dhe kancelarive europiane, të cilat janë shprehur se Brexit nuk ka për të qenë një proces i lehtë për britanikët. 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.046069860458374
array(1) { ["section"]=> string(96) "pa-u-mbushur-24-ore-nga-inaugurimi-donald-trump-fton-liderin-e-pare-boteror-ne-zyren-ovale-66231" }