'Pacientët me Covid-19 po trajtohen në Reanimacion', QSUT sqaron: Kurrsesi nuk ka ndodhur një gjë e tillë

Publikuar tek: aktualitet, më 22:25 22-07-2020 'Pacientët me Covid-19 po trajtohen në Reanimacion', QSUT sqaron: Kurrsesi nuk ka ndodhur një gjë e tillë QSUT

Qendra Spitalore Universitare 'Nënë Tereza' ka reaguar në lidhje me deklaratat e PD-së, për trajtim pacientësh me Covid-19 në Shërbimin e Anestezi Reanimacionit.

Përmes një sqarimi në facebook, QSUT thotë se kurrsesi nuk ka ndodhur një gjë e tillë dhe thotë se pacientët që paraqiten në Urgjencën e Sëmundjeve të Brendshme në QSUNT, mund të kenë nevoja urgjente mjekësore për ndërhyrje reanimatore.

Në reagimin e spitalit thihet se pacientët që dyshohen si të infektuar me virusin Covid-19, izolohen në bokse të veçanta pa pasur kontakt me pacientët e tjerë.

QSUNT: Mbi lajmet që dezinformojnë opinionin publik

Lidhur me pretendimet e publikuara në rrjetet sociale, mbi trajtimin e pacientëve me Covid-19 në Shërbimin e Anestezi Reanimacionit, Drejtoria e Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” sqaron opinionin publik sa më poshtë:

Në Shërbimin e Anestezi Reanimacionit nuk janë trasferuar kurrësesi raste të diagnostikuara me virusin Covid-19.

Pacientët që paraqiten në Urgjencën e Sëmundjeve të Brendshme në QSUNT, mund të kenë nevoja urgjente mjekësore për ndërhyrje reanimatore. Çdo pacient që transferohet në Shërbimin e Anestezi Reanimacionit nga urgjenca apo shërbime të tjera, merr ndihmën e parë të menjëhershme, pasi janë pacientë që mund t’ju rrezikohet jeta, në mungesë të shërbimin mjekësor të ofruar.

Pacientët që dyshohen si të infektuar me virusin Covid-19, izolohen në bokse të veçanta pa pasur kontakt me pacientët e tjerë; dhe stafi mjekësor manipulon duke përdorur të gjitha mjetet mbrojtëse për të parandaluar përhapjen apo infektimin me virusin Covid-19.

Për rastet e dyshuara, nëse përgjigjia e tamponit del pozitive atëherë bëhet transferimi i pacientëve në Spitalin e Sëmundjeve Infektive.

Vetëm në rastet kur pacientët paraqesin një gjendje tejet të rënduar dhe është i pamundur transferimi në Spitalin e Sëmundjeve Infektive për shkak se mund t’u rrezikohet jeta pacienteve, ata vijojnë të marrin trajtimin mjekësor në Shërbimin e Anestezi Reanimacionit, duke zbatuar masat për parandalimin e përhapjes së Covid-19.

Në Shërbimin e Anestezi Reanimacionit nuk ka patur asnjëherë mungesa të materialeve mbrojtëse për parandalimin e përhapjes së virusit Covid-19.

Në lidhje me pretendimin për mungesën e aparaturave, informojmë që Sherbimi i Anestezi Reanimacionit është i pajisur me aparaturat dhe pajisjet mjekësore bashkëkohore si aspiratorë, respiratorë, shiringa elektrike, monitorë etj., që janë në funksion dhe në shërbim të pacientit dhe plotësojnë të gjitha nevojat për dhënien e ndihmës mjekësore nga personeli.

Pacientët me Covid-19 trajtohen në Shërbimin e Sëmundjeve Infektive dhe së fundmi edhe në Spitalin Covid 2, i krijuar posaçërisht për të përballuar fluksin e pacientëve të infektuar; gjë e cila po arrihet në saj të punës së palodhur dhe të pandalur të personelit mjekësor, të cilët i inkurajojmë të vijojne betejën e nisur me këtë virus të panjohur për të gjithë ne.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Nesër dhe pasnesër Tirana pa drita, ja oraret dhe zonat që do të kenë mungesë energjie
Zjarr në Elbasan, merr flakë një apartament pranë shkollës 9-vjeçare, evakuohet i gjithë pallati »
Article Logic
Execution time: 0.013731002807617
array(1) { ["section"]=> string(108) "pacientet-me-covid-19-po-trajtohen-ne-reanimacion-qsut-sqaron-kurrsesi-nuk-ka-ndodhur-nje-gje-e-tille-214668" }