Pacientët me Covid-19 presin në autoambulancë? Pipero zbulon arsyen: Nëse përkeqësohet situata…

Publikuar tek: aktualitet, më 20:40 09-11-2020 Pacientët me Covid-19 presin në autoambulancë? Pipero zbulon arsyen: Nëse përkeqësohet situata… Pellumb Pipero

Mjeku infeksionist, Pëllumb Pipero ka folur rreth masave kufizuese që do të zgjasin për tre javë. Në intervistën për Fax News, 

Pipero ka pranuar se këto masa i paraprijnë një mbyllje totale, që në mendimin e tij nuk do të përsëritet në vendin tonë.

“Natyrisht që vendimin për mbylljen dhe unë e kam dëgjuar nga mediat. Të gjithë biem dakord që mbyllja nuk është zgjidhja por është e detyruar nga rritja e shifrave. Është një vendim i cili po merret në të gjitha vendet e botës. Unë kam kërkuar që të kufizohen kapacitetet e bareve dhe restoranteve, duke hequr tavolinat, Vendimi për masat e reja kufizuese i paraprin një mbylljeje totale. Në mendimin tim nuk do të ketë një karantinë të plotë të dytë”, tha Pipero.

Pipero iu përgjigj edhe ankesave të qytetarëve se pacientët presin në autoambulanca, ku edhe trajtohen se janë ezauruar vendet tek Infektivi. Pipero e mohoi duke treguar si qëndron e vërteta.

 “Unë besoj që asnjë nga këto që po më thoni ju, të paktën në dijeninë time nuk qëndron aq sa po e nënvizoni. Unë përditë kaloj nëpër pavijone, përditë shikoj të sëmurë. Natyrisht ka momente të caktuara kur prurjet në urgjencë janë më të mëdha se shtretërit në urgjencë, por jo në spital dhe duhet disa minuta, ndoshta dhe më shumë se kaq që të sistemohen, pra të kalojnë në pavijon personat që janë në urgjencë dhe të futen edhe të tjerë. Nuk është kaq e thjeshtë të administrosh një pacient nga autoambulanca në urgjencë dhe nga urgjenca lart në pavijon. Secila procedurë do kohën e vet dhe shpesh duket sikur “obobo munguan vendet”. Në fakt është procedura që zgjat sepse kemi të bëjmë me jetën e qytetarit dhe duhet të jemi të përgjegjshëm në cdo hallkë të shërbimit shëndetësor ndaj pacientëve.

Natyrisht, edhe unë nuk do të doja të kishim pritje me autoambulancë jashtë por besoj që në rast se koha e nevojshme për të ofruar shërbimin mund të zgjaste më pak, besoj që shërbimi nuk mungon por duhet dhe pak durim për tu sistemuar sepse kemi të bëjmë me raste shpesh të rënda që duan kujdes të vecantë jo vetëm mjekësor por kryesisht reanimator dhe nuk duam të gabojmë në asnjë hallkë të ofrimit të shërbimit mjekësor. Dua të theksoj që ndoshta shumë shpejt situata mund të diktojë hapjen e spitaleve të ashtu quajtura për Covid 3 dhe 4 në Tiranë, por edhe të rajonaleve, i cili nuk është një opsion që nuk po diskutohet dhe ezaurohet. Do të donim të kishim sa më pak të sëmurë, por nëse do jetë nevoja, edhe kapacitetet e spitaleve rajonale do vihen në dispozicion të pandemisë”, u shpreh Pipero.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Rama pas takimit me naftëtarët: Pagat e prapambetura nuk janë çështja jonë, nëse hyjnë prapë në grevë nuk negocioj! (Tregon çfarë i ofroi)
KPA lë përfundimisht jashtë ‘Drejtësisë’ ish-kryeprokurorin e Sarandës Edison Ademi, shkak bëhen problemet me pasurinë dhe shoqërimi me të inkriminuar »
Article Logic
Execution time: 0.010900020599365
array(1) { ["section"]=> string(99) "pacientet-me-covid-19-presin-ne-autoambulance-pipero-zbulon-arsyen-nese-perkeqesohet-situata-227078" }