Pacienti gjendet i vdekur në tavanin e spitalit, skenari i mistershëm

Publikuar tek: bota, më 20:00 23-10-2017 Pacienti gjendet i vdekur në tavanin e spitalit, skenari i mistershëm

Trupi i një burri 61 vjeçar është gjetur në tavanin e një spitali në Paarl dy javë pasi ai iu nënshtrua një operacioni.

Sipas zëdhënësit të departamentit të shëndetit provincial Mark van der Heever, burri u pranua në Spitalin Paarl, Cape Town më 5 tetor dhe iu nënshtrua një operacioni abdominal.

Fill pas operacionit mësohet se pacienti është zhdukur pasi një infermiere, që po përkujdesej për të ka dalë të marrë ajër të pastër. Për një kohë të gjatë nuk kanë mundur ta gjejnë 61 vjeçarin derisa u zbulua disa ditë më vonë i izoluar në tavan.

"Mjerisht, trupi i pacientit u zbulua 13 ditë më vonë në një zonë të izoluar në tavan, e cila është e vështirë për t'u arritur. Aktualisht po kryhen punime ndërtimore në spital, ndaj ka qenë më e vështirë për ta gjetur. Rrethana lidhur me mënyrën se si pacienti ka hyrë në tavan aktualisht po hetohen", tha Van der Heever në një deklaratë.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Përplasi për vdekje 5 persona, vajza e oligarkut mund t’i shpëtojë burgut
Këngëtari i njohur torturohet dhe vritet mizorisht vetëm se ishte GAY (FOTO) »
Article Logic
Execution time: 0.01122784614563
array(1) { ["section"]=> string(74) "pacienti-gjendet-i-vdekur-ne-tavanin-e-spitalit-skenari-i-mistershem-96937" }