Pacienti më i moshuar në Shqipëri/ 96 vjeçari operohet në QSUT në kushte infarkti dhe del me shëndet të plotë (THYHET REKORDI)

Publikuar tek: fcb-bomb, më 12:02 26-10-2019 Pacienti më i moshuar në Shqipëri/ 96 vjeçari operohet në QSUT në kushte infarkti dhe del me shëndet të plotë (THYHET REKORDI)

Një mrekulli ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në QSUT, kur pacienti më i vjetër në moshë që ka hyrë ndonjëherë në këtë spital, Ismail Reka, 96 vjeç hyri drejt e në sallën e operacionit me lejen e familjarëve, në kushtet e infarktit, raporton newsbomb.al.

Ështe vetë doktori që kreu operacionin, Taulant Gishto, që ndan foton me pacientin pas operacionit, kërkesë kjo e vetë 96 vjeçarit.

Doktori shprehet i gëzuar për suksesin e operacionit që në këtë moshë, ndodh për herë të parë në vendin tonë, raporton newsbomb.al.

Dhe shkruan:

Live nga salla e hemodinamikes QSUT...Me Ismail Reken,pacientin me te moshuar ne Shqiperi qe i eshte nenshtruar nje procedure urgjente koronare ne kushte infarkti (96 vjec)...Ismaili dhe une thyem rekordin e moshes per nje pacient qe i nenshtrohet PCI dhe del me sukses ne historine e salles tone...Aktualisht gezon shendet te plote dhe vete me kerkoi te kishte nje foto me doktorin qe e shpetoi...Te shkuara dhe mbare.

dr.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.026857852935791
array(1) { ["section"]=> string(130) "pacienti-me-i-moshuar-ne-shqiperi-96-vjecari-operohet-ne-qsut-ne-kushte-infarkti-dhe-del-me-shendet-te-plote-thyhet-rekordi-183577" }