Pacientja e prekur nga COVID-19, mbyllet pavioni i ortopedisë në Lezhë

Publikuar tek: aktualitet, më 11:14 26-03-2020 Pacientja e prekur nga COVID-19, mbyllet pavioni i ortopedisë në Lezhë Foto ilustruese

Një paciente e ortopedisë në Lezhë ka rezultuar e prekur nga koronavirusi.

Ajo ishte operuar pak ditë më parë dhe kishte temperaturë.

Si pasojë pavioni i ortopedisë në Lezhë është mbyllur, për t'u bërë dezinfektimi i tij më vonë.

Stafi mjekësor dhe ai sanitar janë vendosur në karantinë, si dhe u janë marrë tamponë për testin e COVID-19.

Dy ditë më parë një infermiere 54-vjeçare ka rezultuar pozitive. Menjëherë u morën masa për të izoluar edhe kolegët e saj nga frika e infektimit.

Po ashtu qendra shëndetësore u mbyll dhe u dezinfektua. Në Lezhë janë edhe 4 persona të prekur nga COVID-19 dhe rasti i fundit e çon në 5 numrin e tyre.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0063889026641846
array(1) { ["section"]=> string(76) "pacientja-e-prekur-nga-covid-19-mbyllet-pavioni-i-ortopedise-ne-lezhe-200121" }