Pacientja pretendon se mjeku i ka harruar celularin brenda në bark, ajo e kupton kur nis t’i vibrojë

Publikuar tek: bota, më 14:52 14-05-2015 Pacientja pretendon se mjeku i ka harruar celularin brenda në bark, ajo e kupton kur nis t’i vibrojë

Një nënë e re jordaneze pohon se një mjek  ka lënë telefonin e tij celular brenda barkut të saj, pasi ajo ka lindur fëmijen e saj me anë të një ndërhyrje cezariane.  36 vjecarja, Hanan Mahmoud Abdul Karim, u shtrua në një spital privat në Aman, Jordani, për kryerjen e kësaj ndërhyrjeje më 24 prill të këtij viti.

Ajo pohon se gjatë ndërhyrjes, mjeku kishte lënë telefonin e tij celular në barkun e saj, gjë të cilën ajo e kuptoi vetëm kur barku i saj filloi të vibronte.
Nëna e saj, Majeda Abdul Hamid, tregoi për mediat  lokale, se vajza e saj lindi një djalë 4.8kg dhe në fillim dukej sikur gjithçka kishte shkuar në mënyrën më të mirë e për këtë arsye ajo ishte transferuar nga spitali për në shtëpi. Por më vonë, ajo pretendon se familja e saj vuri re vibrimet e stomakut të saj dhe ajo filloi të kishte dhimbje të tmerrshme.


"Vajza ime pësoi dhimbje të rënda dhe nuk mund të lëvizte, 'citohet të ketë thënë nëna e saj. "Unë e çova përsëri në spitalin ku ajo ishte trajtuar, por asgjë nuk u bë për të.
Pas ekzaminimit me rreze X të kryera në spital, u vu re një objekt i huaj në barkun e saj. Ajo pretendon se kirurgët kryen ndërhyrjen në mënyrë të menjëhershme për të hequr telefonin.
Rasti i saj u soll edhe në parlamentin jordanez, ku anëtari i parlamentit Salim Al Bataynah i bëri thirrje qeverisë jordaneze të japë dorëheqjen si rezultat i skandalit.
Ai tha: "Në vendet të cilat tregojnë respekt ndaj kombeve të tyre, dhe pas skandaleve të tilla, qeveritë zakonisht jep dorëheqjen. Parlamenti duhet të tregojë përgjegjësi dhe të jetë në nivelin e çështjes. "


Edhe pse Ministria e Shëndetit jordanez e konsideroi këtë lajm si një trillim, ajo theksoi se është duke kryer hetimet përkatëse për vërtetësinë e saj.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.028612852096558
array(1) { ["section"]=> string(105) "pacientja-pretendon-se-mjeku-i-ka-harruar-celularin-brenda-ne-bark-ajo-e-kupton-kur-nis-t-i-vibroje-11157" }