Pacientja surprizon kryeinfermieren me letër të hapur: Ti o mjeke, o grua e zgjuar rebelja që të vërtetën e shpreh me zë të lartë

Publikuar tek: aktualitet, më 21:04 27-01-2021 Pacientja surprizon kryeinfermieren me letër të hapur: Ti o mjeke, o grua e zgjuar rebelja që të vërtetën e shpreh me zë të lartë Anika Dokle

Shefja e Qendrës së Gruas në maternitetin "Koço Glozheni", Anika Dokle ka marrë një letër tejet emocionuese mbrëmjen e sotme nga një paciente e saj.  

Ajo ka shkruar një status të gjatë në rrjetet sociale, ku falenderon kryeinfermieren, e cila mësohet se e ka ndihmuar pacientet që të bëhet e fortë në atë situatë të keqe që ndodhej.

Pacientja admiron te Dokle forcën e karakterit dhe punën e palodhur të saj.

Statusi i plotë:

Mora shkas të shkruaj për ty sot sepse të kujtova mes mikeshave mia, të kujtova me dashuri dhe respekt për ty jo për faktin se të kam mikesh, por sepse unë të mikesh të bëra pasi të njoha si mjeke, pasi më dhe ndihmë mjekësore me aq përshkushtim dhe dashamirësi sa që më ngrite dhe anën morale në atë situatë të keqe që ndodhesha. Ti je një mjeke e sakrificës e ndershmërisë që të karakterizon me forcën e gruas dinjitoze e të devotshme në punën tëndë, me një komunikim më shumë njerezllik mes pacientëve të tu. Ti je forca për tu admiruar tek çdo grua, ti je shembulli i çdo mjeku të mirë dhe human. Unë ty të jam mirënjohëse për çdo ndihmë të dhënë dhe për gjithë pozitivitetin që tregon. Ti o mjeke, o grua e zgjuar rebelja që të vërtetën e shpreh me zë të lartë. Lum ai spital që të ka, e lum ne gratë që të kemi njohur. E lum baba e nëna për mirë-edukimin tënd. Të përqafoj shumë!


statusi.png

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Këshilli i Ministrave miraton vendimin: 705 vende të lira në administratë (KATEGORITË)
‘Më ndodhi edhe mua...’, Pipero reagon për herë të parë pas infektimit me Covid edhe pse bëri vaksinën: Shpresoj ta kaloj këtë sprovë të vështirë, ju këshilloj që... (E PLOTË) »
Article Logic
Execution time: 0.011033058166504
array(1) { ["section"]=> string(134) "pacientja-surprizon-kryeinfermieren-me-leter-te-hapur-ti-o-mjeke-o-grua-e-zgjuar-rebelja-qe-te-verteten-e-shpreh-me-ze-te-larte-236653" }