Padia e 7 kandidatëve ndaj BKH-së, reagon ambasada e SHBA: Mbështesim procesin objektiv, të bazuar në merita

Publikuar tek: aktualitet, më 12:44 29-10-2020 Padia e 7 kandidatëve ndaj BKH-së, reagon ambasada e SHBA: Mbështesim procesin objektiv, të bazuar në merita

Ambasada e SHBA-së në Shqipëri ka dhënë një deklaratë zyrtare në lidhje me procesin e përzgjedhjes së hetuesve të Byrosë Kombëtare të Hetimit.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ata shkruajnë se e mbështesin plotësisht procesin objektiv dhe të bazuar në merita të Shqipërisë për të rekrutuar dhe përzgjedhur hetuesit e BKH-së. Kalimi i fazave të aftësive fizike dhe intelektuale, sipas tyre janë thelbësore për BKH.

"SHBA mbështesin plotësisht procesin objektiv dhe të bazuar në merita të Shqipërisë për të rekrutuar dhe përzgjedhur hetuesit e BKH-së. Këto standarde të zbatimit të ligjit të aftësive fizike dhe intelektuale janë thelbësore që BKH-ja të përmbushë mandatin e saj", thuhet në deklaratën zyrtare.

Kujtojmë se 7 kandidatë për hetues të Byrosë Kombëtare të Hetimit kanë paditur anëtarët e Komisionit të Vlerësimit, mes tyre vetë shefen e BKH-së Aida Hajnaj dhe kreun e SPAK Arben Kraja.

Sipas kallëzuesve, anëtarët e Komisionit të Vlerëismit i kanë skualifikuar ata padrejtësisht dhe kanë kaluar në fazën tjetër disa kandidatë që nuk plotësojnë kriteret. Pretendimi i kandidatëve të s kualifikuar lidhet me fazën e tretë të konkursit, atë të Testit të Aftësive Fizike.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Aktivisti shkon në Ministri dhe sheh mjeket që luftojnë Covid-in: FOTO sa 1 mijë fjalë, sa shumë zonja-mjeke kujdesen për ne. T’ju nisim lule për jetët e shpëtuara
I dënuar për shfrytëzim prostitucioni, arrestohet 47-vjeçari në Fier (EMRI) »
Article Logic
Execution time: 0.010406970977783
array(1) { ["section"]=> string(116) "padia-e-7-kandidateve-ndaj-bkh-se-reagon-ambasada-e-shba-mbeshtesim-procesin-objektiv-dhe-te-bazuar-ne-merita-225631" }