Padia e deputetes së PS, Salianji flet pas seancës gjyqësore: I rilindi kompania e burrit

Publikuar tek: politike, më 12:23 20-05-2019 Padia e deputetes së PS, Salianji flet pas seancës gjyqësore: I rilindi kompania e burrit

Ish-deputeti i PD, Ervin Salianji ishte sot në Gjykatën Penale, për padinë që ka ngritur kundër tij, deputetja e PS-se, Klotilda Bushka Ferhati.

Salianji e ka akuzuar ate se pas ardhjes në pushtet të PS, pasuria e burrit të saj u disafishua. Në një deklaratë për mediat pas përfundimit të seancës, Saliannji u shpreh se lidhur me akuzat e tij ka fakte konkrete.

"Sot në seancë është rasti i deputetes së PS, Klotilda Ferhati. Këta duan edhe të zhvatin, edhe vjedhin edhe t’u thuash bravo u qoftë. Me ardhjen e rilindjes ka rilindur kompania e burrit të saj, xhiroja e së cilës është 3 miliardë e disa milionë lekë.  Kjo është akuza që kam bërë për deputeten dhe do të përballem edhe në gjykatë sot, për të marrë edhe vërtetimet si i kam thënë. Është rast i mirë, si çdo rast që çohet në gjykatq do të marrë më shumë vëmendje mediatike, për çdo deputet që për shkak të skandaleve të mëdha, të drogës e vjedhjeve nuk janë bërë publike. Në të ardhmen do të kemi kohë, rast tipik, jo vetëm ky, por si të gjithë përfaqësuesit e PS apo rilindjes, u janë fryrë financat dhe mendojnë se do tu mbyllin gojën publikut, se mua jo e jo”- tha Salianji.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.025529146194458
array(1) { ["section"]=> string(94) "padia-e-deputetes-se-ps-salianji-flet-pas-seances-gjyqesore-i-rilindi-kompania-e-burrit-164968" }