Padia e Ramës për shpifje, Paloka insiston: Lidhjet e Kryeministrit me krimin janë publike

Publikuar tek: aktualitet, më 13:14 19-05-2015 Padia e Ramës për shpifje, Paloka insiston: Lidhjet e Kryeministrit me krimin janë publike

Është zhvilluar këtë të martë në Gjykatën e Lartë seanca e rradhës gjyqësore midis Kryeministrit Edi Rama dhe nënkryetarit të grupit pralamentar Edi Paloka. Trupa mbrojtëse e kryeministrit Edi Rama ka kërkuar që  Paloka të dënohet , ndërsa avokati i deputetit Paloka ka kërkuar pushim të çështjes.

Ndërkohë prokuroria ka kërkuar kohë për tu njohur me çështjen . I pranishëm në seancë gjyqësore ka qenë vetëm Paloka , i cili në një deklaratë të dhënë për mediat  në përfundim të seancës , ka  vijuar akuzat ndaj kryeministrit, duke thënë se lidhjet e Ramës me krimin  janë publike.

Rama ka paditur Edi Palokën për shpifje pas deklaratave të tij se kryeministri është i lidhur  me bandat kriminale.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « ‘’Kathimerini’’ për Shqipërinë: Kërkon të ndryshojë kufijtë me Greqinë, Erdogan takoi PDIU-në për ringjalljen e çështjes çame
Vidhet zyra elektorale e PD-së Shkodër, policia në vendngjarje »
Article Logic
Execution time: 0.011682033538818
array(1) { ["section"]=> string(94) "padia-e-rames-per-shpifje-paloka-insiston-lidhjet-e-kryeministrit-me-krimin-jane-publike-11490" }