Gjykaka Administrative jep vendimin për padinë e Rovena Gashit ndaj Kryeprokurores Arta Marku. Mësohet se gjykata i ka dhënë të drejtë Markut.
Sipas gjykatës lirimi nga detyra i Rovena Gashit është i ligjshëm. Administrativja e ka cilësuar si urdhër eprori shkarkimin e Gashit, ndërsa thekson se nuk janë shkelur të drejtat si magjistrate.
Rovena Gashi pasi u largua nga detyra ku mbante postin si Drejtoreshë e Sektorit të Dekriminalizimit në Prokurorinë e Përgjithshme, paditi Arta Markun. Në padinë e depozituar në Gjykatën Administrative, Gashi pretendonte se Kryeprokurorja e ka larguar nga detyra pa motiv.