Padia e Shkëlzenit për Taulant Ballën, djali i Berishës: Fshihet, Rama e trajton si TUALET

Publikuar tek: politike, më 16:05 15-02-2018 Padia e Shkëlzenit për Taulant Ballën, djali i Berishës: Fshihet, Rama e trajton si TUALET

Padia e djalit të ish-kryeministrit Sali Berisha, Shkëlzen Berisha ndaj Taulant Ballës shkon në Gjykatën e Lartë, kjo pasi Gjykata e Krimeve të Rënda ka vendosur moskompetencë.

Berisha e akuzon Ballën për shpifje pasi ky i fundit e akuzuar se nuk ka paguar taksat për 3 vite. Shkëlzen Berisha, nga ana tjetër tha për mediet Balla fshihet pas imunitetit të kryeministrit Edi Rama duke mos kursyer as fjalorin.

“Kjo është frikë për të vënë drejtësi, kanë frikë për të thënë nëse është ose jo një shpifje. Gjykata e Lartë është institucioni më i lartë i këtij vendi, një gjykatës që ka frikë mund të rikthejë prapë çështjen në gjykatën e lartë. Ju jeni gazetarë keni lidhjet tuaja, e vërteta është tjetër, Balla është sjellë këtu si shpifës, ai e ka një damkë të dytë. Unë kam dashur që publiku të marrë një përgjigje ligjore për këtë çështje.

Unëtha ai për vitet 2008, 2009, 2011 s’kam paguar asnjë taksë, unë kam paguar mbi 50 milion lekë vetëm në dy vite. Kjo është një shashkë politike. Unë kam shkuar në prokurori. Pritshmëria ime është të dalë e vërteta. Balla ka thënë unë s’kam paguar asnjë taksë në 3 vete. Në dy vite unë kam paguar 50 milion lekë. Ja dokumentet. Fshihet pas imunitetit, pas Edi Ramës që e trajton si tualet. Nëse prokuroria do kishte dinjitet do e kishte proceduar penalisht”, u shpreh Shkëlzen Berisha.

Pyetur për çështjen e bujshme të CEZ, djali i ish-kryeministrit tha:

"Pres vetëm të vërtetën, s’kam asnjë lidhje me atë proces, me privatizimin e OST ose CEZ në Shqipëri”.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.013829946517944
array(1) { ["section"]=> string(94) "padia-e-shkelzenit-per-taulant-ballen-djali-i-berishes-fshihet-rama-e-trajton-si-tualet-110356" }