Padia e Shoqatës së Bashkive në Kushtetuese, Voltana Ademi: Kërkesë për të goditur gjithë procesin e 30 qershorit, kemi fakte

Publikuar tek: politike, më 21:14 19-07-2019 Padia e Shoqatës së Bashkive në Kushtetuese, Voltana Ademi: Kërkesë për të goditur gjithë procesin e 30 qershorit, kemi fakte Kryebashkiakja e Shkodres Voltana Ademi

Kryebashkiakja në ikje e Shkodrës Voltana Ademi thotë se padia e bërë nga nga Shoqata e Bashkive në Gjykatën Kushtetuese ka për qëllim që të shpallë jokushtetues të gjithë procesin e zgjedhjeve në 30 qershor.

'Është hera e parë që një subjekt të shkojë në Gjykatën Kushtetuese për të bërë një kërkesë për konstatimin jokushtetues të procesit. Ky vendim bëhet duke u mbështetur në fakte. Por dhe duke marrë indicje nga rastet e denoncuara nga ndërkombëtarët dhe vëzhguesit e ODIHR.

Ne nuk bëmë kërkesë për të goditur një akt por gjithë procesin. Fati e deshi që kishim mbështetjen e Reeker (Ndihmës sekretari amerikan i Shtetit)', tha Ademi në emisionin 'Java' në RTSH.

Ndërsa, e pyetur se nëse do ti lirojnë zyrat për kryebashkiakët e rinj të dalë nga 30 qershori, Voltana Ademi shtoi se kryetarët e djathtë do të ulen ta diskutojnë këtë në një moment të duhur.

'Kjo nuk ka ndodhur ndonjëherë. Është sfidë dhe do jetë shumë interesante në fazën juridike. Ne kërkojmë shpalljen jokushtetues të të gjithë procesit të 30 qershorit në të gjitha bashkitë e vendit, të majta dhe të djathta. Ne do presim që Gjykata të jetë funksionale.
Këtë rrugëtim ne do ta bëjmë në momentin e duhur, do ulemi dhe ta bëjëm në një moment të duhur', përfundoi Ademi.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.063894987106323
array(1) { ["section"]=> string(129) "padia-e-shoqates-se-bashkive-ne-kushtetuese-voltana-ademi-kerkese-per-te-goditur-gjithe-procesin-e-30-qershorit-kemi-fakte-172723" }