Padia për shpifje ndaj Spartak Brahos, Tom Doshi: Me monstra nuk pajtohem

Publikuar tek: aktualitet, më 10:08 08-06-2015 Padia për shpifje ndaj Spartak Brahos, Tom Doshi: Me monstra nuk pajtohem Tom Doshi

"Me monstra nuk pajtohem. I kërkuam 1 euro ngaqë është fukara dhe thamë mos ta dëmtojmë ekonomikisht", ka deklaruar pas seancës në Gjykatë, Tom Doshi, duke e quajtur Spartak Brahon ''monstër'' dhe duke ironizuar për pasurinë e tij

Doshi mbërriti në Gjykatën e Lartë së bashku me dy avokatët e tij Ferid Muçaj dhe Vladimir Meçi. Deputeti Doshi kallëzoi deputetin Brahon për shpifje. Doshi kërkon dëmshpërblimin simbolik nga Braho, pasi sipas tij shpifi për raportin mjekësor të Tom Doshit.

Avokatët e Doshit kanë deklaruar se përkund lajmeve dhënë nga mediet, hetimet ndaj Doshit nuk janë mbyllur. Madje ata do të bëjnë një denoncim të ri, të lidhur me tabulatet Skënderi-Braho.

"Njoftimi për mbylljen e hetimeve ndaj Doshit nuk është i vërtetë, ato vazhdojnë, Ne nuk jemi njohur ende me tërësinë e materialeve.Për tabulatet Skënderi-Braho, kjo është një çështje më vete që lidhet me kryesoren ne disponojmë tabulatet dhe po përgatisim një denoncim të ri pasi ka ndërhyrë në process për ta deformuar atë", thanë avokatët për Brahon.

Doshi ka hedhur akuza të forta për tentativë vrasjeje ndaj tij, që prokuroria i klasifikoi si ngjarje të sajuara. Braho në një deklaratë tha se Doshi ka shpifur për raportin mjekësor, me anë të të cilit shtyu për dy ditë mbledhjen e Këshillit të Imuniteteve dhe Mandateve, i cili i dha autorizim prokurorisë për arrestimin e deputetit.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Tritol inspektorit të tatimeve në Vlorë, shpërthen banesa (Foto)
Tentoi ta përdhunojë, 34 vjeçarja kallëzon shtetasin grek »
Article Logic
Execution time: 0.011548042297363
array(1) { ["section"]=> string(77) "padia-per-shpifje-ndaj-spartak-brahos-tom-doshi-me-monstra-nuk-pajtohem-12958" }