Paditë e PD për inceneratorët, ambasadorja Kim: Kam të gjitha pritshmëritë se SPAK do bëjë pjesën e vet

Publikuar tek: politike, më 21:21 22-10-2020 Paditë e PD për inceneratorët, ambasadorja Kim: Kam të gjitha pritshmëritë se SPAK do bëjë pjesën e vet Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim

Ambasadorja Amerikane Yuri Kim u pyet se çfarë mendonte mbi padinë e ngritur në SPAK nga Partia Demokratike, lidhur me çështjen e inceneratorëve.

Ambasadorja Kim tha se ka të gjitha pritshmëritë që Struktura e Posaçme Anti Korrupsion (SPAK) do të bëjë pjesën e vet në këtë aspekt.

Blendi Fevziu: Por po flasim në përgjithësi sepse kemi edhe një rast konkret, për shembull. Partia Demokratike, partia më e madhe e opozitës ka dërguar dy dosje për çështjen e inceneratorëve. Kanë ngritur padi kundër Ramës, Ministrit Ahmetaj, Ministrit Gjiknuri, dhe disa të tjerë. Është hera e pare që SPAK ka dokumente, nuk e di cilësinë e dokumenteve, SPAK do t’i verifikojë, kundër atyre që quhen peshq të mëdhenj në vend. A mendoni që SPAK do të reagojë sa më shpejt që të jetë e mundur në këtë rast?

Ambasadorja Yuri Kim: Kam të gjitha pritshmëritë se SPAK do bëjë pjesën e vet. Pretendimet janë ngritur, provat janë paraqitur dhe tani është detyra e SPAK që të shohë provat dhe të vazhdojë procesin më tej.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Plas debati mes deputetit të PS dhe analistit: Mos fol për siguri kombëtare kur hyjnë e dalin avionë me drogë
‘Është çështje e SPAK-ut’, Ahmetaj i kthehet gazetarit: Po pse marrëdhëniet e mia do hetojë SPAK-u, çfarë po thua kështu? »
Article Logic
Execution time: 0.013147115707397
array(1) { ["section"]=> string(108) "padite-e-pd-per-inceneratoret-ambasadorja-kim-kam-te-gjitha-pritshmerite-se-spak-do-beje-pjesen-e-vet-224788" }