Paditet në SPAK për KORRUPSION Kolë Hysenaj, prokurori i “KÇK”-së që 20-fishoi pasurinë dhe u bë pronar hotelesh luksoze

Publikuar tek: aktualitet, më 18:33 27-10-2020 Paditet në SPAK për KORRUPSION Kolë Hysenaj, prokurori i “KÇK”-së që 20-fishoi pasurinë dhe u bë pronar hotelesh luksoze Kolë Hysenaj

Paditet në SPAK prokurori famëkeq Kolë Hysenaj, i përfolur gjerësisht për pasurinë e “çmendur” por edhe për shkelje të tjera gjatë detyrës si prokuror.

Mësohet se Kolë Hysenaj është paditur për korrupsion me qëllime përfitimi, por çështja është transferuar në prokurorinë e Durrësit. Provat që pretendohet se faktojnë korrupsionin e Hysenajt ndodhen në prokurori, por ekziston shqetësimi se mund të cënohen.

Kolë Hysenaj vijon të jetë në detyrë, edhe pse raporti i tij i prezantuar nga Komisioni i Pavarur i Kualifikmit rezultot të jetë nga më të “zinjtë” të prezantuar deri më sot për ndonjë prokuror.

Hysenaj përflitet për kontakte të papërshtatshme si dhe ndërhyrje në sisteme dhe ndryshim numrash protokolli të procedimeve penale.

Por jo vetëm kaq, pasuria e tij rezulton të jetë 20-fishuar në 17 vitet e fundit. Ai është bërë pronar i një hoteli luksoz në Korçë, madje ka arritur të blejë edhe vilën e “Teto Ollgës” në Tushemishtin piktoresk, të cilën gjithashtu e ka shndërruar në një bujtinë moderne. Të ardhurat Hysenaj e ka vështirë t’i justifikojë pasi ka mungesë të theksuar burimesh financiare.

Shitblerjet e pronave të ndryshme, apartamente, toka, holete, që prokurori Hysenaj ka kryer, do t’i kishte zili edhe agjencia më e mirë imobiliare në Shqipëri.

Së fundmi, por jo e fundit, Kolë Hysenaj është pjesë e grupit të prokurorëve dhe gjyqtarëve “Kap ça të kapësh”, në listën e zezë të publikuar në media pas deklaratës së kryeministrit Edi Rama. Ideja apo moto e KÇK-së është: “të vjedhim, gjobisim, falsifikojmë e grabisim çfarë të mundemi përpara se vetingu të na flakë përgjithmonë jashtë sistemit të drejtësisë”.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Ndërron jetë nga Covid-19 mjeku i njohur lushnjar Muharrem Xhepexhiu
EUROPOL konfiskon 352 makina dhe kap 2.965 mijë emigrantë ilegal, mes tyre edhe shqiptarë »
Article Logic
Execution time: 0.011698961257935
array(1) { ["section"]=> string(124) "paditet-ne-spak-per-korrupsion-kole-hysenaj-prokurori-i-kck-se-qe-20-fishoi-pasurine-dhe-u-be-pronar-hotelesh-luksoze-225398" }