Prokuroria e Krimeve të Rënda ashtu siç kishte paralajmëruar ka dërguar vendimin e Gjykatës së Krimeve të Rënda për t’i dhënë pafajësinë Arben Frrokut, në Gjykatën e Apelit.
Krimet e Rënda vendosën rreth një javë më parë të shpallnin të pafajshëm Arben Frrokun nga akuza që rëndonte mbi të për vrasjen e kryekomisar Dritan Lamajt. Prokuroria do të kërkojë në Gjykatnë e Apelit prishjen e vendimit të mëparshëm për Arben Frrokun, ndërsa ajo vetë ka kërkuar në Gjykatën e Krimeve të Rënda burgim të përjetshëm për Frrokun.