Pagoi 55 mijë dollarë për të vrarë luanin më të famshëm të Afrikës

Publikuar tek: bota, më 13:42 27-07-2015 Pagoi 55 mijë dollarë për të vrarë luanin më të famshëm të Afrikës

Cecil është luani më i famshëm në Zimbabve. Krijesa e pashme 13 vijeçare ishte atraksioni më i madh turistik në Parkun e jetës së egër.

Por më herët këtë muaj, Cecil u gjet i vrarë, i rrjepur dhe me kokë të prerë. Sipas raportimeve, një gjuetar kishte paguar 55 mijë dollarë për ta vrarë luanin.

Besohet se luani u tërhoq jashtë parkut aty ku e priste gjuetari i cili e ka gjuajtur atë me shigjeta dhe më pas e ka ndjekur për 40 orë kur edhe i ka dhënë goditjen fatale me armë zjarri. Sipas “Discovery Channel”, gjuetari më pas i ka prerë kokën luanit.

Kreu i task forcës së Parkut Kombëtar të Zimbabvesë, Johnny Rodrigues e ka quajtur vdekjen e luanit një “tragjedi”. “Ai ishte një simbol i Zimbabvesë”, ka thënë Rodrigues për The Guardian.

cecil12.jpg

Autoritetet kanë njoftuar se janë në kërkim të gjuetarit. Edhe pse luani u vra në tokë private, ai jetonte në Parkun Kombëtar, çka do të thotë se ishte nën proteksionin e shtetit.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.12265992164612
array(1) { ["section"]=> string(72) "pagoi-55-mije-dollare-per-te-vrare-luanin-me-te-famshem-te-afrikes-17091" }