Paguan 430 euro për dy pjata Spaghetti, mbyllet restoranti në Romë për 1 ditë dhe i vendoset gjobë 5000 euro (DEBATI PER FATURËN)

Publikuar tek: bota, më 12:46 29-09-2019 Paguan 430 euro për dy pjata Spaghetti, mbyllet restoranti në Romë për 1 ditë dhe i vendoset gjobë 5000 euro (DEBATI PER FATURËN)

Restoranti në Romë që u bë pjesë e medias online për shkak të faturës 430 euro për dy pjata spageti dhe një shishe ujë, me gjithë bakshishin prej 80 eurosh, dje pasdite është mbyllur nga autoritetet, por është hapur sërish mëngjesin e sotëm.

Restoranti Antico Caffe di Marte pati kështu vetëm një ndalesë të shkurtër, të premten pasdite për parregullsi në tavolinat dhe zënien e hapësirave publike, por jo për koseguencë direkte për megafaturën lëshuar dy turisteve japoneze që e nxorrën në rrjetet sociale që në 4 shtator.

Megjithatë, për llogarinë, restorantit iu vendos një gjobë prej 5 mijë eurosh sepse në faturën përfundimtare ishte vendosur ‘kosto shërbimi’ 80 euro, dhe ishte “e detyrueshme”. Dhe janë faturuar edhe disa parregullsi administrative. Këtë mëngjes, me supervizionin e dy agjentëve të policisë locale, titullari ka hequr tavolinat që kishin zënë hapësirën publike dhe ka hapur restorantin.

15 ditë më parë, restoranti ishte mbyllur për të njëjtën arsye të zënies së hapësirave publike. Janë hasur edhe parregullsi në konservimin e ushqimeve dhe peshoren që peshon peshkun e shërbyer për klientët.

Avokati i restorantit Carlo Scorza thotë se dy turistet kanë konsumuar vec pjatës së spagetit edhe dy peshq të freskët, kontorno me verdure dhe shërbimin e tavolinës. Sa i përket bakshishit avokati e sheh kështu: Ato u kanë ofruar kamarierëve bakshish 80 euro”.

Në të vërtetë në faturë është shtuar një taksë, kosto shërbimi, 40 euro, në referim të shërbimit të tavolinës që megjithatë nuk mund të kërkohet dhe që të dy klientet e kanë paguar 80 euro.

085008800-39435697-a4f9-4fc3-8c88-036369300c9f.jpg

Si e vlerësoni punën e secilit ministër të qeverisë Rama 2?

Votoni nga 1 te 10 (1 nenkupton shumë keq, 10 nënkupton shumë mirë)

Anila Denaj - Ministre e Financave
Arben Ahmetaj - Ministër i Shtetit për Rindërtimin
Belinda Balluku - Ministre e Infrastukturës dhe Energjitikës
Bledi Çuçi - Ministër i Bujqësisë
Blendi Klosi - Ministër i Turizmit
Eduard Shalsi - Ministër Shteti për Mbrojtjen e Sipërmarrjes
Elisa Spiropali - Ministre e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin
Elva Margariti - Ministre e Kulturës
Etilda Gjonaj - Ministre e Drejtësisë
Evis Kushi - Ministre e Arsimit, Rinisë dhe Sportit
Ogerta Manastirliu - Ministre e Shëndetësisë
Olta Xhaçka - Ministre e Mbrojtjes
Pandeli Majko - Ministër i Diasporës
Sandër Lleshaj - Ministër i Brendshëm

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.011363983154297
array(1) { ["section"]=> string(133) "paguan-430-euro-per-dy-pjata-spaghetti-mbyllet-restoranti-ne-rome-per-1-dite-dhe-i-vendoset-gjobe-5000-euro-debati-per-faturen-180178" }