Gjykata e Tiranës ka bllokuar pasaportën e izraelitit, Yarom Frig, i ndaluar disa ditë më parë në aeroportin e Rinasit.
Gjykata vendosi për bllokimin e pasaportës së Frig, si kushti i vetëm që izraeliti të mos largohet nga Shqipëria, deri në mbyllje të hetimeve. Vetë Yarom Frig nuk ishte i pranishëm gjatë seancës gjyqësore, por që u përfaqësua nga avokati i tij mbrojtës.
Ditë më parë shtetasi izraelit, Yarom Frig u ndalua nga autoritetet e komisariatit të Rinasit, pasi atij ju gjend një paisje dyshuese përgjimi.