Policia e Shtetit ka dhënë informacion lidhur me ndalimin e një shtetasi izraelit gjatë largimit nga aeroporti i Rinasit, ku iu gjet një pajisje elektronike që dyshohet se shërben për zbulimin e pajisjeve të përgjimit.
Policia e ka pranuar ndalimin e shtetasit izraelit dhe ekzistencën e pajisjes për të cilën thotë se po hetohet për të zbuluar funksionin e saj.
Njoftimi i Policisë:
Nisur nga informacione të marra, për hyrjen e shtetasit (të huaj) Izraelit, F.Y, 51 vjeç, në pikën e kalimit kufitar Rinas, me një pajisje elektronike, Sektori për Krimin Ekonomiko-Financiar, në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, filloi veprimet verifikuse dhe proceduriale në bashkëpunim me Njësinë e Prokurorisë Task-Forcë, pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, nën drejtimin e prokurorit të gatshëm.
Ky shtetas është ndaluar nga shërbimet e policisë kufitare Rinas, në momentin që ishte duke dalë nga territori i Shqipërisë dhe u shoqërua në ambientet e Komisariatit të Policisë, Rinas.
Pas mbajtjes së personit në ambientet e Komisariatit Rinas, në drejtimin e Prokurorit, u bë këqyrja e kësaj aparature elektronike dhe pritet akt ekspertimi, per te percaktuar cfunksion kryen, njëkohesisht iu konstatua edhe një aparat telefonik i markës "IPHONE".
Këto sende u sekuestruan në cilësinë e provës materiale me urdhër të prokurorit të gatshëm.
Ky shtetas është shoqëruar në ambientet e Drejtorisë Tiranë, ku në prezencën e një përkthyesi ligjor po intervistohet nga prokurori i çështjes