“Pajisja përgjuese” e izraelitit që u gjet në Rinas, deputeti Flamur Noka publikon FOTON

Publikuar tek: aktualitet, më 20:53 24-03-2017 “Pajisja përgjuese” e izraelitit që u gjet në Rinas, deputeti Flamur Noka publikon FOTON

Policia e Rinasit ka kapur gjatë kontrollit rutinë në aeroport një pajisje që dedekton përgjimet, në valixhen e një shtetasi izraelit. Mësohet se ai është Yoram Frig, rreth 50 vjeç, anëtar i disa organizatave të dedektivëve dhe gazetarëve investigativë në të gjithë botën dhe një prej gazetarëve që zbuluan “Panama Papers”.

 Deputeti demokrat, Flamur Noka teksa ka publikuar një foto që sipas tij është e paisjes, thekson se siguria kombëtare në këtë vend është term inekzistent.

REAGIMI I FLAMUR NOKËS:

Skandal.Sot siguria kombetare ne kete vend eshte term inekzistent. Skandali që provokoi futja e IMSI CATCHER sot mori permasa te frikshme . Kapet ne Rinas nje shtetas i h

uaj ne tentative per te nxjerr jashte vendit nje pajisje pergjimi IMSI CATCHER.

Policia e mban te fshehur qe nga dita e djeshme pasdite dhe pajisjen e kan derguar ne kundershtim te çdo procedure ne zyren e Cipes.

Nuk dihet se sa kohe ka operuar kjo pajisje por një gjë është e sigurt që ka hyj e ka dal disa her dhe që sapo iku Saje Qorri u nguten ta largojne nga Shqipëria.

Gjithashtu i bej thirrje prokurorise të ndërhyje urgjentisht në sekuestrimin e pajisjes sa nuk është vonë e të zbardh përdorimin e saj dhe krimin e dyshuar të përgjimeve të bëra.

Kjo është pajisja:

pajisja.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Denoncimi: Sërish mungesë kartash shëndeti në Qendrat Shëndetësore në Tiranë
Pajisja misterioze e izraelitit në Rinas, Policia jep informacion »
Article Logic
Execution time: 0.010414838790894
array(1) { ["section"]=> string(91) "pajisja-pergjuese-e-izraelitit-qe-u-gjet-ne-rinas-deputeti-flamur-noka-publikon-foton-73042" }