Pak ditë më parë i doli FOTO-ja me anëtarin e KLP, sot u emërua në Prokurorinë e Tiranës, Gent Ibrahimi sqaron si qëndron e vërteta

Publikuar tek: aktualitet, më 14:38 12-12-2019 Pak ditë më parë i doli FOTO-ja me anëtarin e KLP, sot u emërua në Prokurorinë e Tiranës, Gent Ibrahimi sqaron si qëndron e vërteta Donika Prela

Pas vendimit për shkrirjen e ‘Krimeve të Rënda’, KLP miratoi transferimin e prokurorëve dhe sistemimin e tyre në të tjera Prokurori.

Ish-kryetarja e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Donika Prela u transferua pranë Prokurorisë së Shkallës së Parë në Tiranë, por ky vendim pati diskutime sepse pak ditë më parë qarkulloi në media një foto ku Prela shihej duke biseduar në nje kafe me anëtarin e KLP, Vate Staka.

I pyetur nga gazetarët pak minuta më parë, në deklaratën e tij për shtyp, kreu i KLP, Gent Ibrahimi tha:

‘Nuk ndonjë mister aq më tepër që zotëria është Prokuror. Ata njihen, takohen, sot nuk është marrë vendim personal për zonjën në fjalë, për asnjërin nga prokurorët, por vendim në bllok për të sistemuar brenda sistemit këta prokurorë që kanë një karrierë respektive’.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.11242485046387
array(1) { ["section"]=> string(136) "pak-dite-me-pare-i-doli-foto-ja-me-anetarin-e-klp-sot-u-emerua-ne-prokurorine-e-tiranes-gent-ibrahimi-sqaron-si-qendron-e-verteta-189202" }