Pak ditë nga përfundimi i mandatit të Trump, jep dorëheqjen sekretari i rëndësishëm amerikan

Publikuar tek: bota, më 15:51 16-01-2021 Pak ditë nga përfundimi i mandatit të Trump, jep dorëheqjen sekretari i rëndësishëm amerikan

Sekretari amerikan i Shëndetësisë, Alex Azar, jep dorëheqjen nga kabineti i presidentit Donald Trump.

Në letrën e tij ku jepte dorëheqjen ka dënuar sulmin që është bërë pak ditë më parë në Kapitol.

Ai shkruan se do të lërë postin e tij në mesditën e 20 janarit, kur betohet presidenti i zgjedhur Joe Biden.

Në letrën e sekretarit Azar dërguar presidentit Trump, e cila mban datën 12 janar, thuhet: Sulmi ndaj Kapitolit ishin një sulm ndaj demokracisë sonë dhe traditës së kalimit paqësor të pushtetit që Shtetet e Bashkuara të Amerikës sollën për herë të parë në botë. Ju lutem që të vazhdoni të dënoni pa dyshim çdo formë të dhunës, të kërkoni që askush të mos përpiqet të ndërpresë aktivitetet inauguruese në Uashington ose diku tjetër, dhe të vazhdoni të mbështesni pa rezerva kalimin paqësor dhe të rregullt të pushtetit më 20 Janar.

Kujtojmë që më 20 janar Trumpit u mbaron mbandati, ndërsa vjen president ii Zgjedhur Joe Biden.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Vaksina kundër Covid, Pfizer redukton dozat në BE (ARSYEJA)
Serbia merr nga Kina 1 milionë doza të vaksinës Sinopharm, Vuçiç del i pret në aeroport »
Article Logic
Execution time: 0.012815952301025
array(1) { ["section"]=> string(98) "pak-dite-nga-perfundimi-i-mandatit-te-trump-jep-doreheqjen-sekretari-i-rendesishem-amerikan-235247" }