Pak ditë para zgjedhjeve, zbulohet kush është fobia më e madhe e Edi Ramës (VIDEO)

Publikuar tek: fcb-bomb, më 09:38 17-06-2017

Kryeministri Edi Rama është bërë këto ditë protagonist në shumë emisione televizive, të cilat jo domosdoshmërisht trajtojnë situatën politike në vend.

Pas “Fiks Fare”, Rama do të shfaqet sonte i ftuar në emisionin e humorit “Xing me Ermalin” në TV Klan. Emisioni është realizuar me regjistrim dhe njoftimi për emisionin e mbrëmjes së sotme vjen përmes përmbledhjes nga produksioni.

Në këtë spot Rama përballet me pyetje nga më të ndryshme, përgjigjet e të cilit kanë shkaktuar shumë të qeshura.

Po ashtu, në një moment Ermal Mamaqi e pyet kryeministrin se kush është fobia e tij më e madhe dhe në ekranin para tij shfaqet presidenti i ardhshëm dhe ish-kreu i LSI, Ilir Meta.

Ky moment është pritur nga Rama me të qeshura dhe më pas ka mbyllur sytë me njërën dorë, teksa vijon me të qeshura.

Ky reagim vjen pas deklaratave të ditëve të fundit Metës se nuk do të dekretojë asnjë qeveri apo ministër në rast se zgjedhjet do të vidhen. 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.021730184555054
array(1) { ["section"]=> string(85) "pak-dite-para-zgjedhjeve-zbulohet-kush-eshte-fobia-me-e-madhe-e-edi-rames-video-82819" }