Pak ditë pas dasmës madhështore, vajza e Stefi Priftit tregon njohjen me bashkëshortin: Mendova se merrej me kompani bastesh

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 19:36 16-09-2019 Pak ditë pas dasmës madhështore, vajza e Stefi Priftit tregon njohjen me bashkëshortin: Mendova se merrej me kompani bastesh

Vajza e këngëtarit korçar Stefi Prifti, Maria, ka qenë e ftuar pasditen e sotme në emisionin 'Rudina'.

Ajo dhe bashkëshorti i saj kanë rrëfyer historisë së tyre të dashurisë, që nga njohja e deri tek momenti kur e ka prezantuar me të atin.

Maria u shpreh se për shkak të pamjes, ashtu si vetë sopranoja edhe babai i saj kishte dyshime nëse ishte vërtetë piktor apo jo.

'Ne jemi parë për herë të parë në një lagje të Tiranës, unë isha duke pirë kafe me dy mikeshat e mia dhe Gëzimi ka qenë duke hapur studion e pikturës përbri kafes. Ishte duke punuar bashkë me babain e tij. E pashë dhe shoqja ime më thoshte: “Shikoje se edhe ai po të shikon”. Kur e pashë Gëzimin nuk mendova se do ishte piktor, mendova se do hapte ndonjë kompani bastesh. Me këtë pamje mu duk sikur s’kishte lidhje me pikturën. Më pas kur u takuam dhe më tha që ishte piktor, u habita, s’më besohej. Pasi i tregova babait erdhi momenti që do të takoheshin për herë të parë. Ka qenë siklet i madh. Pas takimit pyeta babin: “Si t’u duk?” Djalë i mirë mu duk më tha, por një pyetje kam: “E ke parë me sytë e tu që ky pikturon?” Mu duk shumë i dyshimtë më tha. Ka qenë për të qeshur sepse donte ta kapte mat Gëzimin dhe e pyeste: Me çfarë pikturon ti? Me penel? Po i përgjigjej Gëzimi. Ka qenë shumë gallatë. Më pas erdhi propozimi për martesë në ditën e ekspozitës së parë të Gëzimit', rrëfeu Maria.

Kujtojmë që çifti i dha fund beqarisë vetëm pak ditë më parë në një dasmë madhështore me plot surpriza.

Screenshot_19.jpg

69872695_2421212121332548_4005059120938876928_n-1.jpg

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.063845872879028
array(1) { ["section"]=> string(129) "pak-dite-pas-dasmes-madheshtore-vajza-e-stefi-priftit-tregon-njohjen-me-bashkeshortin-mendova-se-merrej-me-kompani-bastesh-178688" }