Pak ditë pasi e ‘BRAKTISI’, Rama rikthehet në Vlorë, prezanton projektin e ri dhe bën premtimin e madh

Publikuar tek: politike, më 16:31 25-09-2020 Pak ditë pasi e ‘BRAKTISI’, Rama rikthehet në Vlorë, prezanton projektin e ri dhe bën premtimin e madh Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ka vizituar ditën e sotme qytetin e Vlorës, disa ditë pasi mori vendimin të mos jetë më në krye të fushatës në këtë qytet, për të marrë në dorë fushatën në Durrës.

Ai ka prezantuar projektin e “Parkut të Shtëpisë së Pavarësisë” që do të lidhë bulevardin “Ismail Qemali” me Lungomaren, ndërsa thotë se më në fund do të dalë në dritë shëtpia më e rëndësishme e Shqipërisë.

Rama ka premtuar se së shpejti Vlora do të ketë edhe Portin e Madh të Jahteve, por ka njoftuar se së shpejti do të fillojë edhe marrja e ofertave nga kompanitë ndërkombëtare për aeroportin e Vlorës.

“Ky është një projekt që do të sjellë lidhjen e bukur mes bulevardit të ri dhe Lungomares dhe do të klrijojë një hapësirë ndryshe dhe të re për të gjithë banorët dhe vizitorët në Vlorë, duke iu ofruar një mundësi të gjithëve pavarësisht moshave për të pasur më shumë hapësirë dhe më shumë ndërveprim me njëri tjetrin. Ky park do të jetë një park shumë i jetuar gjatë çdo dite.

Ky do të mbetet si parku i Shtëpisë së Pavarësisë. Kjo është shtëpuia më e rëndësishme e Shqipërisë, por për shumë kohë ka mbetur e vetmuar, ndërkohë që duhet të jetë plot em njerëz, por mënyra se si është rrethuar dhe ka humbur pas kioskave e ka bërë të pamundur që edhe kjo shtëpi e vogël në ëprmasë por kaq e rëndësishme të bëhet pjesë e asetetve që e bëjnë Vlorën një vend për t’u vizituar jo thjesht për detin.

Ka njerëz që thonë prit se nuk është bërë aeroporti, dhe shumë ironi të tjera të vlonjatëve. Janë këta që rrinë në kafe me lëkët e baballarëve. Kompanitë e interesuar për aeroportin e Vlorës bën kërkesa që të shtyhet procesi, dhe janë vetëm pak ditë ende që ne të marrim ofertat ndërkombëtare për të lidhur kontratën e këtij aeroporti”, tha Rama ndër të tjera.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.009458065032959
array(1) { ["section"]=> string(105) "pak-dite-pasi-e-braktisi-rama-rikthehet-ne-vlore-prezanton-projektin-e-ri-dhe-ben-premtimin-e-madh-221654" }