Pak histori nga Anglia, Basha frymëzohet nga Magna Carta: S'ka pushtet tjetër, përveç pushtetit të njerëzve

Publikuar tek: politike, më 17:07 20-05-2019 Pak histori nga Anglia, Basha frymëzohet nga Magna Carta: S'ka pushtet tjetër, përveç pushtetit të njerëzve

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, pas vizitës në Britaninë e Madhe, ka shpërndarë për ndjekësit në rrjetet sociale fotografinë e një prej dokumenteve më të rëndësishme në historinë e Anglisë, Magna Carta.

“Të dashur miq, këtë foto e mora, nga panelet e Ëestminster, ndërtesës historike të Parlamentit Britanik, nënës së gjithë parlamenteve”, shkruan Basha në rrjetet sociale, teksa poston edhe një fotografi të dokumentit të nënshkruar nga Mbreti John i Anglisë dhe 25 baronëve të rebeluar që e detyruan të kufizojë pushtetin e tij.

“Është Magna Carta, dokumenti 800 vjeçar që ka frymëzuar betejat më madhështore për liri në botë këto 8 shekuj, nga Reforma e Monarkisë Britanike tek Revolucioni Amerikan dhe ai Francez. Madhështia e saj qëndron te ideali i shenjtë dhe parimi bazë i demokracisë perëndimore se liria dhe të drejtat e njeriut mbrohen me ligj dhe se dhunimi i tyre është shkak për përmbysjen e çdo pushteti.

Magna Carta është mantra e kufizimit të pushtetit me ligj dhe ndërtimit të shoqërisë mbi barazinë para ligjit dhe respektin për të drejtat dhe liritë e çdo njeriu. Magna Carta është Karta e Madhe që e bëri Britaninë të madhe sepse vendosi precedentin se mbi të drejtat dhe dinjitetin e njerëzve nuk ka pushtet mbi tokë përvec pushtetit të njerëzve nga njerëzit dhe për njerëzit!”, shkruan Basha.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.02428412437439
array(1) { ["section"]=> string(111) "pak-histori-nga-anglia-basha-frymezohet-nga-magna-carta-s-ka-pushtet-tjeter-pervec-pushtetit-te-njerezve-165019" }