Aktorja e njohur Eliona Pitarka është padyshim një nga vajzat më bukuroshe të showbizit dhe ndër më të komentuarat.
Eliona më parë ka deklaruar se është në një lidhje por nuk ka preferuar të tregojë identitetin e tij. Rreth një muaj më parë ajo mori dhe propozimin për martesë duke i thënë ‘Po’ njeriut të zemrës.
Së fundmi aktorja ka postuar një foto në Instagram ku të gjithë e kanë uruar për shtatëzëninë e saj të parë.
“Shtatzëni të mbarë, zemër!” shkroi një prej tyre. Ndërsa një tjetër komentoi: “Të ka dhënë nur shtatzënia”.
Bukuroshja nuk ka reguar ende mbi këto lajme, nuk dihet nëse ajo është vërtetë shtatzënë, apo këto janë aludimet e ndjekësve.