Pak metra larg Ramës/ Simpatizantët e PD përleshen trup më trup me efektivët e policisë, konfrontohet dhe Agron Duka (VIDEO)

Publikuar tek: politike, më 19:48 24-06-2019 Pak metra larg Ramës/ Simpatizantët e PD përleshen trup më trup me efektivët e policisë, konfrontohet dhe Agron Duka (VIDEO)

Simpatizantë e ish-deputetë të PD në qytetin e Durrësit janë përleshur fizikisht me efektivët e policisë, pak më parë.

Teksa kryeministri Rama prezanton kandidatët e tre bashkive të këtij qarku, militantë të PD, bashkë me ish-deputetët Oerd Bylykbashi, Fatbardha Kadiu e Agron Duka kanë nisur të shtyjnë policët dhe të çajnë kordonin e krijuar prej tyre për të prishur mitingun e PS në sheshin Liria.

Në videot e shpërndara nga vet dega e Partisë Demokratike, shihen mbështetës të kësaj force politike të cilët shtyjnë e përleshen me policët, ndërsa ish-deputetët e PD qëndrojnë mes turmës.

NË FOTO: Kreu i PAA Agron Duka goni.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0070269107818604
array(1) { ["section"]=> string(126) "pak-metra-larg-rames-simpatizantet-e-pd-perleshen-trup-me-trup-me-efektivet-tentojne-te-cajne-kordonin-e-policise-video-169589" }