Pak minuta para votimit të mocionit për shkarkimin e Kurtit, kryeparlamentarja Vjosa Osmani kundër: Nuk votoj asnjë mocion sepse jam pro shpresës

Publikuar tek: rajon, më 23:31 25-03-2020 Pak minuta para votimit të mocionit për shkarkimin e Kurtit, kryeparlamentarja Vjosa Osmani kundër: Nuk votoj asnjë mocion sepse jam pro shpresës Kryeparlamentarja e Kosovës Vjosa Osmani

Kryeparlamentarja e Kosovës Vjosa Osmani është shprehur sërish kundër mocionit të mosbesimit ndaj qeverisë së Albin Kurtit, e iniciuar prej partisë së saj, LDK-së.

“Nuk dua të merrem me njerëzit që në zgjedhjet e 6 tetorit morën zero besim nga populli. Unë do veproj ashtu sic tha Doris Pack para disa ditësh. Që në këtë rast i ndjeri presidenti Rugova do vepronte ndryshe. Si kryetare e Kuvendit kam bërë gjithçka që vendi të mos binte në këtë situatë që ndodhet sot, në një kohë pandemie.

Duke votuar kundër mociaonit votoj për të ardhmen e vendit tim. Vendit i duhet një qeveri që është e zonja të luftojë jo vetëm pandeminë por dhe krimin e korrupsiopnin. Na duhet solidaritet njerëzor e institucional me njëri-tjetrin. Unë do votoj kundër çdo mocioni që e lë qoftë dhe një qytetar pa disa ministra. Do votoj kundër çdo mocioni që e lë vendin pa Arben Vitinë”, u shpreh Vjosa Osmani, kryeparlamentare e Kosovës.

Seanca e jashtëzakonshme në Kuvendin e Kosovës ka nisur prej mesditës së sotme dhe vijon ende, ndërsa pas pak minutash pritet që deputetët të votojnë mocionin e mosbesimit ndaj qeverisë së Albin Kurtit.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.010272026062012
array(1) { ["section"]=> string(150) "pak-minuta-para-votimit-te-mocionit-per-shkarkimin-e-kurtit-kryeparlamentarja-vjosa-osmani-kunder-nuk-votoj-asnje-mocion-sepse-jam-pro-shpreses-200094" }