Kanë mjaftuar vetëm disa minuta rreshje shiu, që Lushnja të ketë tashmë një “liqen” të vetin në rrugët kryesore të qytetit.
Pasditen e sotme rreshje të shumta shiu për rrëth 20 minuta kanë shkaktuar bllokimin e pjesës më të madhe të rrugëve të qytetit e shkak për këtë është bërë si përherë bllokimi i kanalizimeve të nëndheshme si pasojë e mungesës së mirëmbajtjes nga Bashkia e qytetit.