Pak nga fillimi i provimit të letërsisë, teza e maturantëve pëfundon në rrjetet sociale

Publikuar tek: aktualitet, më 11:18 12-06-2019 Pak nga fillimi i provimit të letërsisë, teza e maturantëve pëfundon në rrjetet sociale

Janë dashur vetëm pak minuta nga fillimi i provimit të maturës në lëndën e letërsisë, që teza  të bëhet publike në rrjetet sociale.

Ish-deputeti i PD-së, Luçiano Boçi ka publikuar disa foto, të tezës duke thënë se kjo  është tallje gjikante dhe shpërfillje që po u bëhet maturantëve.

'Një tallje gjigande, shpërfillje, hedhje poshtë, shkelje me këmbë e çdo merite, mundi e djerse që Rama, Besa e pabesia qeverisëse i bën maturantëve.
Fare pak pas fillimit të provimit të Letërsisë, sikurse ndodhi me Anglishten, testi del e përhapet kudo', shkruan Boçi.

Postimi i plotë i Boçit: 

Kjo nuk është më Maturë Shtetërore!!!
Ky është Krim Shtetëror!
Një tallje gjigande, shpërfillje, hedhje poshtë, shkelje me këmbë e çdo merite, mundi e djerse që Rama, Besa e pabesia qeverisëse i bën maturantëve.
Fare pak pas fillimit të provimit të Letërsisë, sikurse ndodhi me Anglishten, testi del e përhapet kudo!!!!!
Pas kësaj pse duhet të qëndrojnë në Shqipëri fëmijët tanë, kur këtu stimulohet e fiton çuni i partisë, goca e qeverisë, i forti i krimit, i shkathti i shkollës?!!!
Pas kësaj, pse duhet të heshtin prindërit, maturantët?!!!
Padrejtësia e sotme lë gjurmën e saj tek brezi dhe bëhet shtrat i padrejtësive të tjera.
Turp dhe skandal i vërtetë!
Ky KRIM SHTETËROR është i papranueshëm e duhet dënuar!!!!

64620504_2338171536426686_7712920111450947584_n.jpg

62264668_2338171529760020_2764117982496948224_n.jpg

62607544_2338171583093348_7417277970366070784_n.jpg

64383695_2338171589760014_2492174886835847168_n.jpg

 

 

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.038963794708252
array(1) { ["section"]=> string(93) "pak-nga-fillimi-i-provimit-te-letersise-teza-e-maturanteve-pefundon-ne-rrjetet-sociale-167921" }