Pak njerëz e besojnë se kjo banesë mahnitëse ndodhet në Shqipëri

Publikuar tek: foto-e-dites, më 07:46 17-06-2016 Pak njerëz e besojnë se kjo banesë mahnitëse ndodhet në Shqipëri

Nëse dikush nuk do t’ju tregonte se ku ndodhet kjo banesë e mrekullueshme, me siguri do të kishit menduar vendndodhjen e saj në ndonjë qytet romantik si Firence, Venecia, Parisi..

Por banesa e rrallë për fat të mirë ndodhet në “Parisin e vogël” shqiptar, në qytetin e Korçës. Por në të njëjtën kohë, ndoshta për fat të keq pikërisht sepse ndodhet në vendin tonë është drejt degradim

Arkitekti i njohur shqiptar, Kliti Kallamata, e sjell në vëmendje duke kujtuar dy përpjekjet e tij që banesa të shpallet monument kulture.

Ja si e përshkruan ai:

“Një banesë përfaqësuese për arkitekturën e Korçës dhe ndoshta unikale në të gjithë Shqipërinë. E kam propozuar për tu shpallur "monument Kulture" në vitin 1988, por u refuzua sepse ishte "banesë e borgjezisë". E përsërita propozimin në vitin 2002, por përsëri u refuzua. Qysh atëherë banesa ka pësuar vetëm degradim. Në Korçë ka pasur shumë banesa me interiere të pikturuara, por kjo këtu ka stadin më të lartë të dekorimit artistik. Këto shembuj po zhduken dita-ditës. Le të shpresojmë se kjo do të restaurohet”.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.019221067428589
array(1) { ["section"]=> string(70) "pak-njerez-e-besojne-se-kjo-banese-mahnitese-ndodhet-ne-shqiperi-43775" }