Pak orë nga ndeshja me Turqinë, FSHF-ja sqaron tifozët: S’lejohen flamujt me imazhin autochtonus (E PLOTË)

Publikuar tek: sport, më 11:35 11-10-2019 Pak orë nga ndeshja me Turqinë, FSHF-ja sqaron tifozët: S’lejohen flamujt me imazhin autochtonus (E PLOTË) Foto ilustruese

Sonte në mbrëmje, në orën 20:45 do të luhet ndeshja mes Turqisë dhe Shqipërisë, e vlefshme për Eleminatoret e Euro 2020-të.

FSHF-ja, me anë të një postimi në kanalin zyrtar, bën një thirrje për tifozët, duke sqaruar të gjitha procedurat që duhen ndjekur për të hyrë deri në stadiu për të parë këtë takim.

Turqia ka një ligj sportiv që nuk lejon vendosjen e shumë materialeve në stadium. Do të lejohen daullet, flamujt dhe shallet me logon e flamurit kombëtar. Por, nuk lejohen megafonët, baner ultrasish, apo edhe flamuj që mund të jenë me imazhin Autochtonus.

Postimi i FSHF-së:

“Federata Shqiptare e Futbollit dëshiron të njoftojë opinionin publik dhe të gjithë tifozët shqiptarë që do të jenë në stadium mbrëmjen e sotme për ndeshjen Turqi-Shqipëri, se përtej gjithë insistimit dhe kërkesave të vazhdueshme ndaj zyrtarëve të ndeshjes, një pjesë e materialeve të tifozëve nuk mund të lejohen në stadium. Turqia ka një ligj sportiv që nuk lejon vendosjen e shumë materialeve në stadium.

Kemi marrë konfirmimin se do të lejohen daullet për çdo grupim, flamurët shqiptar dhe shallet me logon e flamurit Kombëtar. Nuk lejohet asnjë megafon, baner ultrasësh i çdo tifogrupi, baner me imazhe personale, veshje që nuk kanë lidhje direkte me flamurin kuqezi siç mund të jenë ato me imazhin “Autochtonus”.

Nuk lejohen çantat e krahut dhe të shpinës, të gjithë duhet ti lënë në hotel ose në autobusat më të cilat udhëtojnë, pasi nuk është mundësuar një pike grumbullimi për ruajtjen e tyre. Lajmërojmë tifogrupet e organizuara se nisja për në stadium do të bëhet në orën 18:00, për arsye të kontrollit të rreptë që do të ushtrohet në 3 pikat e kontrollit përpara hyrjes në stadium. Brenda stadiumit do të gjeni pika shitje për freskuese dhe ushqime të shpejta.

Duke ju falenderuar për mbështetjen e pakufishme që jepni gjithmonë ekipit Kombëtar shqiptar, shpresojmë në mirëkuptimin tuaj dhe në mbështetjen tuaj të përhershme”.

Kujtojmë që kjo ndeshje është për e vlefshme për Grupin H. Shpresa e vetme e kuqezinjve për të tentuar kualifikimin është fitorja. Për momentin, skuadra e drejtuar nga trajneri Edi Reja, ka arritur të grumbullojë 9 pikë, kurse Turqia ka 15 pikë, dhe renditet në vendin e 2-të, po aq sa Franca e vendit të parë.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.028329133987427
array(1) { ["section"]=> string(109) "pak-ore-nga-ndeshja-me-turqine-fshf-ja-sqaron-tifozet-s-lejohen-flamujt-me-imazhin-autochtonus-e-plote-181638" }