Pak orë para protetës, Braçe paralajmëron opozitën: Ligji është i barabartë hem kur vjedh e hem kur vret, do ua tregoj...

Publikuar tek: politike, më 13:41 11-05-2019 Pak orë para protetës, Braçe paralajmëron opozitën: Ligji është i barabartë hem kur vjedh e hem kur vret, do ua tregoj...

Disa orë para fillimit të protestës zëvendës-kryeministri Erion Braçe ka paralajmëruar ashpër opozitën.

Në një postim në Instagram, Braçe shkruan se nuk i tregon dhe nuk i do askujt burgun, por nëse ka dhunë në protestë, ligjin do j'ua tregojë me patjetër.

'E di qe ka qorre e shurdhe qe e perqeshin kete, mbeshtetur fort te sistemi i pandeshkueshmerise hem kur vjedh e hem kur vret!Por ka nje dite, nje dite, kur ligji eshte mbi te gjithe dhe i barabarte per secilin', shkruan Braçe.

Postimi i plotë i zëvendëskryeministrit:

Une as i tregoj e as i dua #Burgun
kerkujt! 
Sidomos cilitdo qe qofte edhe modestisht mendon!

Por #Ligjin,
kujt #vodhi e perseri do vjedhe,
kujt #dhunoi e perseri do dhunoje,
kujt #dogji e perseri do djege,
kujt #vrau e perseri do vrase,
patjeter qe ja tregoj!

Ndodh kudo ku ka qytetare qe 
sulmohen nga politika e vjedhjes, dhunes, djegies dhe vrasjes se
gjithkujt qe eshte nje qytetar qe beson vec tek #ligji!

E di qe ka qorre e shurdhe qe e perqeshin kete,
mbeshtetur fort te sistemi i pandeshkueshmerise hem kur vjedh e hem kur vret!

Por ka nje dite, nje dite,
kur ligji eshte mbi te gjithe dhe i barabarte per secilin.

Ku eshte fundi qe duhet te mendoje gjithkush, si ta doni, politikisht apo ligjerisht!

Dite te mire e te paqte;
Mos harroni, #Divjaka eshte 50 minuta larg prej Tiranes!

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0066928863525391
array(1) { ["section"]=> string(122) "pak-ore-para-protetes-brace-paralajmeron-opoziten-ligji-eshte-i-barabarte-hem-kur-vjedh-e-hem-kur-vret-do-ua-tregoj-163836" }