Pak orë pas lindjes së vajzës, Olta Xhaçka nuk heq dorë nga puna si ministre (FOTO)

Publikuar tek: fcb-bomb, më 13:54 12-10-2019 Pak orë pas lindjes së vajzës, Olta Xhaçka nuk heq dorë nga puna si ministre (FOTO)

Gjatë mesnatës së djeshme, Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka është bërë nënë për herë të dytë.

Ajo ka sjellë në jetë një vajzë, emri i të cilës nuk është publikuar ende.

Mirëpo, pavarësisht këtij fakti, ministrja duket se nuk ka hequr dorë nga puna.

Ajo pak më parë ka publikuar në rrjetet sociale një foto nga Maratona e Tiranës, ku ka treguar se plot 130 efektivë.

‘Plot 130 efektivë marrin pjesë nesër në Maratonën e Tiranës, por ushtarakët tanë na kanë përfaqësuar denjësisht edhe në një maratonë prestigjoze si ajo e Brukselit.

Nënkolonel Roland Shuli i cili shërben në Komandën Supreme të Fuqive Aleate në Evropë, vrapoi përkrah vajzës së tij Miriam, duke u ndjerë krenar si për ngjyrat që përfaqësoi ashtu edhe për vajzën e tij’,shkruan Xhaçka.

Kujtojmë që Maratona e Tiranës përfundon ditën e nesërme, ku do të shpallen edhe çmimet nga kryebashkiaku Veliaj.

Screenshot_8.png

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.032999992370605
array(1) { ["section"]=> string(87) "pak-ore-pas-lindjes-se-vajzes-olta-xhacka-nuk-heq-dore-nga-puna-si-ministre-foto-181772" }