Pak para se të takohej me Trump, guvernatori amerikan rezulton pozitiv me koronavirus

Publikuar tek: bota, më 19:30 06-08-2020 Pak para se të takohej me Trump, guvernatori amerikan rezulton pozitiv me koronavirus Guvernatori Mike DeWine dhe presidenti Donald Trump

Guvernatori i Ohajos në SHBA, Mike DeWine ka rezultuar pozitiv në testin për koronavirus, pak orë para se të takohej me presidentin amerikan Donald Trump.

Sipas protokollit të sigurisë, kush planifikon të takohet me presidentin amerikan, duhet të kryejë testin për Covid-19.

Në një njoftim në media, zëdhënësi tha se guvernatori aktualisht nuk ka asnjë simptomë dhe do të kthehet në shtëpinë e tij në Ohajo ku do të karantinohet për 14 ditët e ardhshme.

Ai kishte planifikuar të priste presidentin Trump gjatë vizitës në një fabrikë lavatriçesh.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0098872184753418
array(1) { ["section"]=> string(91) "pak-para-se-te-takohej-me-trump-guvernatori-amerikan-rezulton-pozitiv-me-koronavirus-216324" }