Pak para seancës në Kuvend, zbulohet marrëveshja e PD-LSI për Arta Markun

Publikuar tek: politike, më 15:11 15-01-2018 Pak para seancës në Kuvend, zbulohet marrëveshja e PD-LSI për Arta Markun

Pak para nisjes së seancës së parë parlamentare për vitin 2018-ës, deputetët e opozitës, PD dhe LSI kanë rënë në marrëveshje me qëllim ndryshimet kushtetuese për kryeprokuroren e përkohshme, Arta Marku.

Sipas këtij amendamenti, PD dhe LSI kërkon t’i jepet fund paligjshmërisë së Arta Markut, pasi zgjedhja e saj është bërë mbi procedura antikushtetuese, konkretisht të ishte zgjedhur me 3/5 e votave në Kuvend.

Po ashtu, Marku sipas PD dhe LSI duhej të zgjidhej vetëm pasi të kishte kaluar më parë në sitën e vettingut.

 Ndërkohë, PD ka bërë të ditur se do të jetë pjesë e komisioneve për ngritjen e KLP dhe KLGJ. 

Seanca e sotme pritet të mbahet në orën 17.00. 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.012936115264893
array(1) { ["section"]=> string(79) "pak-para-seances-ne-kuvend-zbulohet-marreveshja-e-pd-lsi-per-arta-markun-106621" }