Pak para seancës, PD mbledh grupin parlamentar dhe merr këto vendime

Publikuar tek: politike, më 14:41 15-01-2018 Pak para seancës, PD mbledh grupin parlamentar dhe merr këto vendime

Përfundon mbledhja e grupit Parlamentar të PD, pak orë para nisjes së seancës së parë në kuvend për vitin 2018.

Mësohet se në këtë mbledhje është firmosur një kërkesë për për kthimin e kuvendit në ligjshmëri, si dhe për largimin e Gramoz Ruçit si kryetar i Kuvendit.

Përmes kësaj kërkesë PD kërkon kthimin në ligjshmëri të prokurorit të përgjithshëm, pasi sipas PD drejtësia po kap drejtësinë, referuar rasteve të Saimir Tahirit, të cilit iu rikthye pasaporta, lirimin e biznesmenit Orest Sota dhe mbylljen e çështjes “Xibraka”.

Po ashtu, në mbledhje është diskutuar se Arta Marku nuk ka kompetecnë për shkarkime e transferime, është dhunuar e drejta e opozitës për të folur, si dhe është shkelur rregullorja dhe janë falsifikuar votat.  

Seanca e sotme pritet të mbahet në orën 17.00.

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0098638534545898
array(1) { ["section"]=> string(74) "pak-para-seances-pd-mbledh-grupin-parlamentar-dhe-merr-keto-vendime-106618" }