Pak para takimit me Metën, krerët e partive opozitare i shkojnë në zyrë Bashës

Publikuar tek: politike, më 12:19 12-06-2019 Pak para takimit me Metën, krerët e partive opozitare i shkojnë në zyrë Bashës Foto-arkiv

Kreu i PD Lulzim Basha është duke zhvilluar një takim me krerët e partive të qendrës së djathtë.

 

Takimi po zhvillohet në selinë blu dhe ka në qendër krizën politike në të cilën ndodhet vendi por edhe për mundësitë e një dialogu mes palëve.

Kujtojmë se sot në orën 19:30 Presidenti Ilir Meta do të takojë gjithashtu krerët e partive të vogla, fill pas kthimit nga Kosova.

Meta dhe kryeministri Edi Rama ndodhen sot në Prishtinë, pjesë e ceremonisë së festimeve të 20 vjetorit të çlirimit të Kosovës.

Nuk dihet ende nëse krahas takimit formal, mes Ramës dhe Metës, do të ketë ndonjë takim jashtë syve të kamerave lidhur me krizën në të cilën ndodhet vendi.

Disa ditë më parë presidenti Meta firmosi anullimin e zgjedhjeve pasi sipas tij, në këtë situatë në të cilën ndodhet vendi, këto zgjedhje mund të sjellin destabilitetin e vendit. Nga ana tjetër, Rama nuk lëviz nga data 30 qershor.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.021334171295166
array(1) { ["section"]=> string(84) "pak-para-takimit-me-meten-kreret-e-partive-opozitare-i-shkojne-ne-zyre-bashes-167929" }