Paketa “anti-shpifje”, Basha: Nuk është e rastësishme, e bën për të fshehur dështimet e qeverisë

Publikuar tek: politike, më 18:29 15-12-2019 Paketa “anti-shpifje”, Basha: Nuk është e rastësishme, e bën për të fshehur dështimet e qeverisë Lulzim Basha në Akademinë Politike të FRPD

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha akuzon kryeministrin Edi Rama se po tenton të shtypë fjalën e lirë përmes dy projektligjeve të parashikuara për t’u votuar në parlament, të quajtura edhe si paketa “anti-shpifje”.

Basha tha se Rama i ka shpallur luftë fjalës së lirë dhe këtë e bën për një qëllim, për të fshehur dëhtimet e qeverisë në 6 vite qeverisje.

Pjesë nga fjala e Bashës në eventin e Akademisë Politike të FRPD:

Ne do ta nisim planin tonë me anulimin e koncesioneve, PPP-ve korruptive, ne do të bëjmë gjuthçka që të rinjtë e Shqipërisë të qëndrojnë këtu, sepse këtu do të kenë mundësitë për të ndërtuar të ardhmen sipas standarteve europiane.

Kjo qeveri është e vendosur të vazhdojë kursin e saj të përplasjes me vlerat europiane. Kjo qeveri do të paraqesë në parlament dy projektligje që i shpallin luftë fjalës së lirë. Asgjë nuk është e rastësishme. Kjo qeveri do të fshehë dështimet e saj përmes censurës së medias. Ja pse i duhet paketa anti-shpifje por në fakt anti fjalës së lirë. Sepse Shqipëria ka rënë në vendin e 99-ë sipas perceptimit të korrupsionit nga AI. Për shkak të qeverisë aktuale, ky përkeqësim duke zbritur tetë vende gjatë viteve të fundit.

Nismat ligjore për të penguar lirinë e shprehjes kanë vetëm një qëllim, të mbajnë të fshehta dështimet ku e ka çuar vendin kjo qeveri.

Ne kemi ofruar propozimet tona për t'i hapur rrugë zgjedhjeve të lira. Sot në këtë ditë në 9 vjetorin e lëvizjes së lirë, përveç miliardave kjo qeveri i ka vjedhur popullit tonë 6 vite. Shqipëria duhet të përmbushë kushtet e saj, kushtet e Bundestagut janë udhërrëfyesi ynë i vetëm. Me propagandë nuk ia hedh dot as Macronit, as Angela Merkelit. Prova kryesore janë zgjedhjet e lira dhe të ndershme.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.033551931381226
array(1) { ["section"]=> string(98) "paketa-anti-shpifje-basha-nuk-eshte-e-rastesishme-e-ben-per-te-fshehur-deshtimet-e-qeverise-189483" }