Paketa Anti-shpifje/ KiE kundër qeverisë, reagon Meta: S’kemi nevojë për rekorde të tjera negative, dëgjoni gazetarët

Publikuar tek: aktualitet, më 13:18 17-12-2019 Paketa Anti-shpifje/ KiE kundër qeverisë, reagon Meta: S’kemi nevojë për rekorde të tjera negative, dëgjoni gazetarët

Presidenti Ilir Meta ka shpërndarë në rrjetet sociale, postimin e komisionere e Këshillit të Europës për të Drejtat e Njeriut Dunja Mijatoviç, e cila kërkon rishikim urgjent nga ana e Parlamentit të drafteve aktuale ndërsa shprehet kundër Ramës dhe qeverisë së tij për paketën anti-shpifje që pritet të miratohet në Kuvend.

Ndërkohë kreu i shtetit shprehet se Shqipëria nuk ka nevojë për rekorde të tjera negative ndërkombëtare.

Sipas Metës, shqetësimet e komunitetit të gazetarëve dhe të partnerëve tanë duhet të dëgjohen me shumë vëmendje dhe përgjegjshmëri.

Më tej ai thekson se pa media të lirë dhe të pavarur, rruga e Shqipërisë drejt Bashkimit Europian është e pamundur.

‘Shqipëria nuk ka nevojë për rekorde të tjera negative ndërkombëtare! Mjaft me nxitimin për t’i shtuar ato më tej!

Shqetësimet e komunitetit të gazetarëve dhe të partnerëve tanë duhet të dëgjohen me shumë vëmendje dhe përgjegjshmëri! Pa media të lirë dhe të pavarur, rruga e Shqipërisë drejt Bashkimit Europian është e pamundur’, shkruan Meta.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Reforma Zgjedhore/ Ralf Gjoni: Mbështesim propozimet e shoqërisë civile, nuk bëjmë show si Rama në gërmadha
Vrasja e teknikut të kondicionerit/ Albano Kusi kërkon lirinë: Kam qenë me të dashurën te Brryli »
Article Logic
Execution time: 0.013111114501953
array(1) { ["section"]=> string(120) "paketa-anti-shpifje-kie-kunder-qeverise-reagon-meta-s-kemi-nevoje-per-rekorde-te-tjera-negative-degjoni-gazetaret-189652" }