Paketa ‘Anti-shpifje’, Komisioni rrëzon dekretin e presidentit Meta

Publikuar tek: aktualitet, më 13:50 22-01-2020 Paketa ‘Anti-shpifje’, Komisioni rrëzon dekretin e presidentit Meta

Komisioni i Veprimtarisë Prodhuese ka rrëzuar dekretin e Presidentit, Ilir Meta për mediat elektronike, pjesë e paketës ‘Anti-shpifje’.

Ai ka refuzuar ndryshimin e paketës ligjore për mediat elektronike.

Ashtu siç kishin paralajmëruar, socialistët nuk i kanë marrë parasysh sugjerimet e Presidentit Ilir Meta.

Kujtojmë që ai e ktheu për rishqyrtim paketën ‘anti-shpifje’ të miratuar nga Maxhoranca më 19 dhjetor të 2019,  pasi sipas tij është në kundërshtim me jurisprudencën e Gjykatës Kushtetuese.

Maxhoranca në 19 dhjetor të vitit të kaluar kaloi në Kuvend paketën e njohur si anti-shpifja dhe pse kundër saj kishte reaguar opozita, komuniteti i gazetarëve në vend dhe Evropë, por dhe institucione të ndryshme si BE apo KiE. Paketa u kundërshtua dhe nga OSBE, por një ditë para miratimit ky institucion ndyshoi qëndrim dhe u shpreh se do ndiqte hap pas hapi dhe mënyrën e zbatimit.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.026456117630005
array(1) { ["section"]=> string(71) "paketa-anti-shpifje-komisioni-rrezon-dekretin-e-presidentit-meta-192826" }