Paketa 'Anti-shpifje' në tryezën e opozitës, Doda APEL gazetarëve: Mos flini, hyni në grevë dhe ERTV nuk transmetohet

Publikuar tek: aktualitet, më 11:48 16-12-2019 Paketa 'Anti-shpifje' në tryezën e opozitës, Doda APEL gazetarëve: Mos flini, hyni në grevë dhe ERTV nuk transmetohet

Pjesë e tryezës së opozitës me qëllim diskutimin e paketës anti-shpifje, ishte edhe sekretarja e Përgjithshme e PDIU, Mesila Doda e cila në fjalën e saj u shpreh se nuk çuditej aspak nga kjo tendecë e kryeministrit por nga përgjumia e gazetarëve.

Ajo i bën thirrje përfaqësuesëve të medias të hyjnë në grevë, qoftë edhe 24 orë dhe ERTV nuk ka asnjë arsye të transmetohet.

Sipas saj situata është e gjitha në dorë të gazetarëve, sepse asskush tjetër nuk mund të bëjë asgjë, sigurisht që opozita është me ta, por katalizatori i ndryshimit, janë vetë përfaqësusesit e medias.

'Ajo që më bën përshtypje nuk është tendenca e Ramës për të kapur median, ka qenë tendenca e tij për tu shpallur mbret.

Më bën përshtypje përgjumia e komunitetitn dhe përgjumia e politikës. Askush më shumë se ju nuk mund ta bëjë rezistencën. Nuk ka arsye pse ERTV të transmetohet. Kjo është një gjë që nuk mund të ndodhë në vitin 2020. Ju e keni në dorë, një grevë qoftë edhe 24 orëshe të gazetarëve…Nuk do vijë askush të na çlirojë nga diktatura, ju e keni në dorë, sigurisht opozita do jetë në mbështetjen tuaj.

Absolutisht duhet të jeni ju që ti thoni ndal. Nuk mund të presim dhe të shikojmë se si ai merr nga liritë tona . Mjafton që ne të bëhemi bashkë për të ndryshuar këtë realitet që po bëhet i kalbërzuar cdo ditë. Mendoj se vetëm kjo mund të jetë mënyra', tha Doda.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.020880937576294
array(1) { ["section"]=> string(119) "paketa-anti-shpifje-ne-tryezen-e-opozites-doda-apel-gazetareve-mos-flini-hyni-ne-greve-dhe-ertv-nuk-transmetohet-189540" }