Mediat kanë njoftuar lëvizjen e parë, në kundërshtim të paketës Anti-shpifje.
Pas votimit në parim të saj, mediat shqiptare kanë paralajmëruar një protestë e cila pritet të mbahet mëngjesin e të mërkurës, datë 18 dhjetor në orën 09:30. Ndër të tjera, ato i bëjnë thirrje qytetarëve t'i bashkohen kauzës së tyre dhe të lejojnë të triumfojë fjala e lirë.
Kujtojmë se, paketa kaloi sot në Komisionin e Ligjeve dhe pritet të miratohet në Parlament, në seancën e rradhës. Promovimi dhe votimi i saj ngjalli debate të shumta në rradhët e gazetarëve, figurave të njohura të fjalës dhe politikës shqiptare.